UEFA ka publikuar renditjen e re të ligave evropiane në futboll.
Listës si më e mira e ligave evropiane vazhdon t’i prijë Premierliga angleze, kurse pas saj vijnë La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ajo çfarë bie në sy është që Kosova ka shënuar progres duke u renditur në vendin e 39’të të kësaj rangliste.
Superliga e Kosovës ka lënë prapa liga si ajo e Shqipërisë që ndodhet e 43’ta dhe shteteve si Irlanda, Armenia, Estonia e Maqedonia Veriore.
Top 10-shja e ligave më të forta fillon me ligën angleze, e pasuar nga ajo spanjolle, italiane, gjermane, franceze, portugeze, holandeze, austriake, skoceze dhe Ruse.
/GazetaBlic Sport/