Sporti

Djaloshi 12 vjeçar që i shpëtoi sulmit në Mariupol, futet në ndeshjen miqësore të Shakhtarit dhe shënon golin e fitores

04/15/2022 15:00
nga:E K

Shakhtar Donetsk dhe Dynamo Kiev luajtën dje ndeshjet e dyta të turneut të tyre evropian.

Ndeshja e dytë e skuadrës së Shakhtar u zhvillua ndaj ekipit polak, Lechia Gdansk, kurse të ardhurat e këtyre ndeshjeve do shkojnë për ushtrinë ukrainase, shkruan GazetaBlic Sport.

Dmytro Keda, djaloshi 12-vjeçar që arriti të shpëtonte nga qyteti i shkatërruar i Mariupolit, iu dha mundësia të dilte në fushë në kohën shtesë të duelit dhe iu lejua të shënonte golin e fitores për ekipit ukrainas.

Lumturia në fytyrën e tij ishte e dukshme, pasi u përshëndet nga të gjithë lojtarët.

Shakhtar vazhdon turneun në Turqi duke luajtur të martën me Fenerbahçen dhe më 1 maj do të përballet me Hajduk Split në Kroaci.

/GazetaBlic Sport/