Pedri Gonzalez mund të mos luajë më në këtë sezon pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes së Europa League me Eintracht Frankfurt, në të cilën ai u zëvendësua në gjysmën e parë në Camp Nou.
Pas raportimit të hollësishëm të lëndimit të tij, klubi tha këtë mëngjes se u zbulua një çarje në biceps femoris në këmbën e tij të majtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi nuk avancon, si zakonisht, një vlerësim për kohën e ndërprerjes, por ky lloj dëmtimi zakonisht ka nevojë për rreth gjashtë javë rikuperim.
Ndeshja e fundit e Barcelonës në ligë do të jetë më 22 maj, kështu që shansat më të mëdha janë që lojtari spanjoll ta ketë mbyllur sezonin para kohe.
/GazetaBlic Sport/


