Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, Ramush Haradinaj i ka quajtur krime të organizuara, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, kreu i AAK-së thotë se po rrezikon qytetarët dhe sipas tij këto akte kriminale janë alarm për të gjithë.
“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë. Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin. Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”, shkruan Haradinaj.


