Ka vdekur zyrtari i LDK-së, Agim Berbatovci, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
“Agim, do jesh gjithmonë në mendjet tona, në kujtimet tona, si shok i mirë e i fortë, besnik e i dashtun, si Agimi i LDK-së”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Agim, shoki im. Pse kaq herët ike nga kjo botë?!
Lajmi për vdekjen tënde na mërziti pa masë.
Largimi yt nga kjo botë është e rendë për neve si shoqëri e për familjen tuaj.
Agim, do jesh gjithmonë në mendjet tona, në kujtimet tona, si shok i mirë e i fortë, besnik e i dashtun, si Agimi i LDK-së.
Ngushëllime familjes Berbatovci, Degës së LDK-së në Fushë Kosovë dhe gjithë miqve e shoqërisë tuaj.



