Skuadra e Barcelonës është eliminuar nga Europa League pas humbjes së sotme nga Frankfurti me rezultatin 2:3.
Në stadium kishte shumë tifozë të Frankfurtit, raportohet se ishin mbi 20 mijë dhe kjo nuk i pëlqeu aspak trajnerit të Barçës, Xavi Hernandez, i cili u shpreh mjaft i nervozuar në konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
“Atmosfera nuk na ndihmoi. Kishte shumë tifozë të Frankfurtit, dukej si finale. Klubi po shikon se çka ndodhi, duket se kishte një gabim nga ne”, tha Xavi në lidhje me këtë.
/GazetaBlic Sport


