Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas linçimit që po i bëhet opinionistit Halil Matoshi, pasi ky i fundit e kishte quajtur ‘budallë’ ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Më shumë po bëhet zhurmë për një ofendim të Halil Matoshit, i cili paska kërku falje, se sa për ministren që e shkeli Kushtetutën”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Me shume zhurme po behet per nje ofendim te Halil Matoshit, e i cili paska kerku falje menjehere, sesa per ministren qe e shkeli Kushtetuten dhe per ministren tjeter qe e shkeli nje femije ne rruge me makine te saj.
Vec a po e kuptoni, ministrja e shkeli nje femije ne rruge dhe thoshte “femiu u perplase ne makine” tjetra e shkeli Kushtetuten, e kolegia e tyre, pra nje tjeter ministre, kerkon qe me u perjashtu njerezit nga emisionet televizive.
Po perjashtimi i ministrave qe shkelin femije e Kushtetute, cka me ju be atyre?


