Sporti

Shkëlqen Nkunku, Leipzig “shkel” Atalantan në Itali dhe kalon në gjysmëfinale të Europa League

04/14/2022 20:38
nga:L J

Leipzig ka kaluar në gjysmëfinale të Europa League.

Ekipi gjerman ka fituar në udhëtim ndaj Atalantas në Bergamo, me rezultatin 0:2, për të kaluar tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy golat në këtë duel i shënoi Christopher Nkunku, i cili po vazhdon me paraqitjet fantastike këtë sezon.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 18’të – kurse pas 87 minutave vulosi rezultatin përfudimtar të takimit, pas golit nga penalltia.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1:1, andaj Leipzig kalon tutje me rezultatin e përgjithshëm 1-3.

/GazetaBlic Sport