Lajme

Mungojnë deputetët, shtyhet për të martën seanca e Kuvendit

04/14/2022 16:27
nga:Astrit Gashi

Është shtyrë për të martën seanca e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi në seancë munguan deputetët.

Prezent ishin vetëm 78 deputetë.

“Vetëm 78 deputetë janë në sallë. Shtyhet për të martën seanca. Shihemi atëherë në orën 10:00”, tha Konjufca.

Paraprakisht, kryeparlamentari i paralajmëroi deputetët që nëse nuk i mbledhin edhe 10 deputetë, për t’u bërë 80 gjithsej, do ta ndërpresë seancën e Kuvendit.

Ai mungesën e deputetëve e ka konsideruar joserioze.

“Vetëm 70 deputetë jemi në sallë. Po ju jap afat grupeve parlamentare që të sjellin 10 deputet, ose unë e ndërpresë seancën sepse kjo është jo serioze dhe shkojmë të martën e vazhdojmë seancën. Prej tash vetëm 10 minuta i keni afat sepse kjo është në të vërtetë joserioze”, kishte thënë Konjufca.