Sporti

“Çelësi i suksesit”, Salah tregon ritualin e veçantë që kryen çdo fund sezoni

04/14/2022 16:27
nga:L J

Mohamed Salah është një nga lojtarët më të mirë të botës për momentin. Egjiptiani ka treguar një formë fantastike në disa sezone radhazi tani, dhe duket të ketë një sekret i cili lidhet me mënyrën sesi 29-vjeçari motivon veten.

Ka qenë vetë Salah që ka diskutuar në lidhje me këtë çështje, i pyetur nga “ESPN”, sulmuesi i Liverpul ka treguar se ai ka një metodë të veçantë meditimi para çdo starti të sezonit, ku ulet dhe analizon me vete gjithë ato që i kanë ndodhur në kampionatin që ka lënë pas.

“Jam shumë i sinqertë me vete. Pas çdo fund sezoni ulem dhe mendoj ku mund të përmirësohem.

Është si një rutinë për mua. Gjatë pushimeve ulem vetëm përball detit dhe analizoj faktet.

Shkruaj shumë. Shkruaj sesi të fitoj Championsin dhe Premier Ligën.

Këto gjera më motivojnë.”, u shpreh Salah.