Sporti

Të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen Barcelona – Eintracht Frankfurt

04/14/2022 14:52
nga:Mergim Rreci

Barcelona do të përballet me Eintracht Frankfurtin përsëri sonte në Europa League.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Blaugranat nuk humbasin që nga 20 janari dhe kanë treguar një fytyrë krejt tjetër në pjesën e dytë të sezonit dhe me të drejtë konsiderohen si ekipi favorit për të fituar trofeun e Europa League.

Në anën tjetër, të besuarit e Oliver Glasner do të kërkojnë gjithçka, edhe pse vijnë pas humbjes në kampionat me Freiburg.

Tashmë raportohet se të gjitha biletat për këtë takim janë shitur dhe se “Camp Nou” nuk do të ketë asnjë vend të zbrazët.