Sporti

Kastriot Selmani flet pas kalimit në finale: Arritje historike për ne, Kupa do të mbetet në “Zahir Pajaziti”

04/13/2022 18:05
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Llapit e ka siguruar për të dytin vit radhazi finalen e Kupës së Kosovës.

Vitin e kaluar madje ia doli ta fitoi atë, kurse synimet e njëjta janë poashtu edhe për këtë vit.

Të drejtuarit e Tahir Batatinës e eliminuan Prishtinën në gjysmëfinale dhe tashmë në finale do të përballen me skuadrën e Dritës, në atë që pritet të jetë një spektakël i futbollit kosovar.

Futbollisti i kësaj skuadre, Kastriot Selmani tha për ‘GazetaBlic Sport’ se kjo është një arritje historike për klubin e tij.

“Mendoj se për ne kjo është historike pasi është viti i dytë radhazi që jemi në finale të Kupës së Kosovës. Ne besojmë shumë që Kupa do të mbetet sërish në “Zahir Pajaziti”, tha Selmani.

Kujtojmë që Llapi e kishte mposhtur Dukagjinin në finalen e vitit të kaluar.

/GazetaBlic Sport/