Erik Ten Hag pritet të zyrtarizohet si trajner i Manchester United në javët në vijim.
Trajneri 52-vjeçar holandez do të largohet nga Ajax në fund të sezonit, por nuk ka gjasa të jetë i vetmi që do të kalojë nga Amsterdami në “Old Trafford”, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Athletic, Mitchell Van der Gaag është një nga kërkesat e Ten Hag. Ish-trajneri i Marítimo dhe Belenenses iu bashkua stafit të Ajax-it këtë sezon, pas dy sezonesh në krye të ekipit dytësor dhe u bë një nga njerëzit më të besuar të trajnerit.
Përveç Van der Gaag, Erik Ten Hag dëshiron gjithashtu përfshirjen e Steve McClaren, ish-trajnerit të Anglisë, i cili ishte asistent i Sir Alex Fegurson midis 1999 dhe 2002, vit kur ai u zëvendësua nga Carlos Queiroz.
/GazetaBlic Sport/


