Lajme

LVV: Si rezultat i rritjes ekonomike për herë të parë rishikohet buxheti në katër mujorin e parë të vitit

04/13/2022 13:48
nga:Astrit Gashi

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se për herë të parë ka ndodhur që të rishikohet buxheti në katër mujorin e parë të vitit.

Sipas tyre, kjo po bëhet për shkak të rritjes ekonomike që është në Kosovë.“Qeveria Kurti – Qeveri e rritjes ekonomike me qytetarin në qendër.

Përmes rishikimit, buxheti i shtetit po rritet nga 2.75 miliardë në 2.9 miliardë euro.

“Për herë të parë ndodhë që të rishikohet buxheti në 4 mujorin e parë të vitit, kjo për shkak të rritjes ekonomike dhe 150 milionë eurove që po i shtohen buxhetit”, thuhet në njoftimin e LVV-së.