Sporti

Rudiger ngre në qiell Modricin dhe Benzeman: Klasi i tyre na eliminoi, nuk falen gabimet tona!

04/13/2022 11:05
nga:L J

Chelsea u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi në kohën shtesë.

Klubi londinez barazoi rezultatin 1:3 të ndeshjes së parë në 90 minuta dhe më pas Karim Benzema ka vendosur epilogun në 30 minuta shtesë, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger lavdëroi Modric dhe Benzema. Ai beson se të dy janë fajtorë për eliminimin e Chelseat.

“Në këto ndeshje, të gjitha gabimet dënohen. Para ndeshjes, shumë na shkruajtën, menduan se nuk mund të kalonim 3-0… Megjithatë, në fund vendosi klasi i Modric dhe Benzema”, tha Rudiger.

“Është pozitive që nuk u dorëzuam. Nuk ka shumë skuadra që mund të vijnë në Madrid dhe të dominojnë. Ne shënuam një gol, kontrolluam lojën, nuk pati panik… Ne bëmë më të mirën, por u ndëshkuam për gabimet tona”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport