Sporti

16 vite pritje, Villarreali do të luajë në gjysmëfinalen e Champions-it për herë të dytë në histori

04/12/2022 23:15
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Villarreali ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja në “Allianz Arena” përfundoi me rezultat 1 me 1, por skuadra spanjolle kaloi tutje pas triumfit në takimin e parë.

Ky është një rezultat tjetër i madh për skuadrën spanjolle, që më parë mposhti edhe Juventusin.

Për herë të dytë në histori, skuadra spanjolle e Villarealit, do të mund të luajë në fazën gjysmëfinale të Champions-it. Hera e parë ka qenë në sezonin 2005-2006, teksa atëherë eliminoheshin nga Arsenali.