Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Chelsea është në avantazh ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati pas 45 minutave është 0 me 1, me Mason Mount që shënoi golin e avantazhit në minutën e 15-të. Momentalisht, rezultati nga të dyja ndeshjet është 2 me 3 në të mirë të skuadrës spanjolle.
Bayerni nuk ka arritur të bëjë diçka ndaj Villarrealit në “Allianz Arena”. Rezultati atje është 0 me 0 pas 45 mintuave të parë. Villarreali kishte triumfuar me rezultat 0 me 1 në Spanjë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


