Braziliani Cafu, i cili përfaqësoi Milanin midis viteve 2003 dhe 2008, thotë se kuqezinjtë nuk kanë një figurë të spikatur në ekip që mund t’i ndihmojë ata të fitojnë titullin.
“Ata nuk kanë një lider, dikë që mund t’i bëjë lojtarët të kuptojnë se ata me të vërtetë mund të fitojnë titullin. Milani kishte një avantazh të madh, tashmë të reduktuar në dy pikë. Vetëm gjashtë më shumë se Juventusi në vendin e katërt. U ngadalësuan, nuk dorëzohen dot sepse futbolli italian është shumë i shpejtë, nëse ndalen do të afrohen skuadrat e tjera”, tha ai në televizionin italian Tiki Taka, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani vjen nga dy barazime radhazi në Serie A, kundër Bolognan dhe Torinos, dhe rrezikon të humbasë epërsinë nëse Interi mund Bolognan, në një lojë të shtyrë.
/GazetaBlic Sport/


