Sporti

Si sot, 17 vite më parë, ndodhi një nga momentet me të famshme të derbit “Della Madonnina”

04/12/2022 16:52
nga:Mergim Rreci

Në këtë ditë të vitit 2005, ndodhi një nga momentet më të famshme të derbit “Della Madonnina”. 

Derbi i Milanit në çerekfinalet e UCL u pezullua në fund të lojës pas një tentative të dështuar të arbitrit për të rifilluar ndeshjen, për shkak të shumë fishekzjarrëve të hedhura, shkruan GazetaBlic Sport.

Duke udhëhequr 2-0 nga ndeshja e parë, Milani i Carlo Ancelottit rriti epërsinë në ndeshjen e kthimit falë golit të Andriy Shevchenko në pjesën e parë.

Megjithatë, gjyqtari i ndeshjes i tërboi tifozët e Interit kur nuk pranoi golin e barazimit të Cambiasso-s, atje ku nuk munguan fishekzjarret dhe gjërat e ndryshme të hedhura në fushë.

Portieri i kuqezinjve, Dida, u godit vetë nga një prej fishekzjarreve dhe arbitri ndërpreu lojën, duke i urdhëruar lojtarët të futeshin në dhomat e tyre të zhveshjes derisa të ishte e sigurt që të ktheheshin.

Një minutë pas kthimit pas pushimit prej 10 minutash, tifozët e Interit vazhduan të gjuanin gjësende, ndeshja u ndërpre dhe Milani fitoi 3-0.

Ata përfundimisht arritën në finale ku Liverpool i mposhti me penallti pas një rikthimi të paharrueshëm.