Analisti Albert Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove pë disa kategori të caktuara, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij Qeveria ka bllokuar gjysmë miliardë në OSHP e të cilat mund të futeshin në treg e që do të ndikonte direkt në zhvillimin
ekonomik.
Reagimi i Krasniqit:
Ka bllokuar mbi 500 milionë euro që të hyjnë në ekonomi, pasi nuk është në gjendje të zgjedh anëtarët e OSHP-së. Për të ruajtur imazhin e saj nga frika e korrupsionit, ka bllokuar zhvillimin e ekonomisë.
Në mungesë të projekteve zhvillimore dhe guximit për reformim të skemave sociale dhe pensionale, Qeveria është reduktuar në një institucion për menaxhim financiar.
Taksat e mbledhura nga ata që paguajnë, të shpërndahen për konsum mujor!


