Sporti

Chelsea synon mrekullinë në Madrid, këto janë gjashtë përmbysjet më të mira në Champions Leagu

04/12/2022 13:37
nga:L J

Nëse Chelsea është në gjendje të bëjë një rikthim mahnitës sonte në Real Madrid, kjo ndeshje do të mbetet me siguri si një nga mrekullitë më të mëdha në historinë e Champions League.

Vetëm një skuadër ka përmbysur një deficit prej dy golash nga një ndeshje e parë që u luajt në terrenin e tyre në historinë e kompeticionit. Shanset janë kundër “Blues”, me sulmuesin Romelu Lukaku të përjashtuar nga udhëtimi në Bernabeu për shkak të lëndimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Por lojtarët e Thomas Tuchel mund të marrin zemër nga rikthimet e mëparshme në Champions.

Më poshtë keni disa nga rikthimet e mëdha në historinë e kompeticionit:

  • PSG 1-3 Man Utd – 2019
  • Liverpool 4-0 Barcelona – 2019
  • Ajax 2-3 Tottenham – 2019
  • Roma 3-0 Barcelona – 2018
  • Deportivo la Coruna 4-0 AC Milan – 2004
  • Barcelona 6-1 Paris Saint-Germain – 2017

/GazetaBlic Sport