Kryeshefi i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen nga 100 euro për secilin të punësuar në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se të vetmit punëtor që janë diskriminuar janë ata të ndërmarrjeve publike.
“Punëtorët e ndërmarrjeve publike, nuk janë punëtorë të sektorit privat e as punëtorë të sektorit publik në këtë grupin e 80 mijë punëtorëve! Edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike janë Kosovë!!!”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Qeveria: 100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat dhe 100 euro për 80 mijë punëtorët e sektorit publik.
80 mijë punëtorë në sektorin publik janë vetëm ata që paguhen prej buxhetit të konsoliduar të Kosovës.
Punëtorët e ndërmarrjeve publike, nuk janë punëtorë të sektorit privat e as punëtorë të sektorit publik në këtë grupin e 80 mijë punëtorëve!
Edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike janë Kosovë!!!
100 eurot, Blerim Syla: Blerje kohe e Qeverisë nga frika e trazirave sociale


