Lajme

100 eurot, Blerim Syla: Blerje kohe e Qeverisë nga frika e trazirave sociale

04/12/2022 11:39
nga:N M

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla e ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndarjes e 100 eurove për muajin prill për pensionistët, sektorin privat, mjekët, arsimtarët, policët e të tjerë, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ky vendim i ekzekutivit është i mirëseardhur, por që nuk zgjedh problemin afatgjatë që kanë mjekët por edhe kategoritë e tjera.

Madje sipas tij, qeveria më ketë veprim po blenë kohë.

“Thjeshtë është blerje kohe nga frika e trazirave sociale. Kjo shumë nuk e zgjidh problemin e mjekëve e as të atyre që po kërkojnë me të drejtë rritje pagash. Ne si mjek nuk tërhiqemi nga kërkesat tona”, ka thënë Syla, për Gazeta Blic.

E, një reagim të menjëhershëm ka pasur edhe BSPK.

Në reagimin e BSPK-së thuhet se e mirëpresin “këtë zotim të kryeministrit Kurti, teksa shtuan se shpresojnë që ky zotim të mos mbes vetëm deklaratë’.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, mirëpret dialogun edhe kur ai vjen në formë të deklaratës nga i pari i Qeverisë, po pret që kjo të mos mbetet vetëm deklaratë që thuhet po të realizohet dhe të rrisë sado kudo mirëqenien ekonomike dhe sociale të punësuarve dhe të qytetarëve që e ndërtojnë dhe e duan këtë vend”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i BSPK-së:

Protesta e së premtes, e 8 prillit 2022, ishte e qetë e tejet paqësore dhe Partneri Social i Qeverisë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i parashtroi para Partnerit Social – Qeverisë kërkesat e arsyeshme dhe të realizueshme, dhe si duket kjo u kuptua, dhe në Deklaratën e sotme, e martë, 12 prill 2022, i Pari i Qeverisë iu drejtua të gjithëve duke deklaruar se kërkesat e parashtruara do të përmbushen.Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, mirëpret dialogun edhe kur ai vjen në formë të deklaratës nga i pari i Qeverisë, po pret që kjo të mos mbetet vetëm deklaratë që thuhet po të realizohet dhe të rrisë sado kudo mirëqenien ekonomike dhe sociale të punësuarve dhe të qytetarëve që e ndërtojnë dhe e duan këtë vend.
Mbështetja financiare është e mirë e çfarëdoqofshme qoftë ajo, po Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që hartimi i projektligjeve, dhe miratimi, dhe plotësim-ndryshimi i ligjeve të veçanta për jetën e të punësuarve të ecin dhe të rregullojnë fushat përkatëse asisoj që të mos ketë hapësirë e as nevojë të kërkohet që të ndodhë ndryshe. Prandaj, presim dhe duam të kemi besimin se Partneri ynë Social – Qeveria kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:
Miratimin e Ligjit për Paga;
Nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;
Plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti; dhe
Nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse;
t’i përmbyllë brenda këtyre muajve dhe të punësuarve e qytetarëve t’ua japë një infrastrukturë ligjore ashtu siç e meritojnë.

“100 euro janë lëmoshë e Qeverisë”, Bekim Haxhiu i PDK-së – Tërheqjen e mjeteve nga Trusti s`ka kush që e ndal