Një rrahje mes tetë personave ka ndodhur të hënë në Pollatë të Podujevës.
Siç njofton policia, si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime tre persona ku kanë pranuar ndihmë mjekësore.
Pas intervististimit, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Fsh. Pollatë, Podujevë, 11.04.2022-13:05. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë persona ku si pasoj tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë papranuar trajtim mjekësor. Të involvuarit në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


