Lajme

Gjermani që luftoi për UÇK-në lajmërohet nga Bucha në Ukrainë

04/12/2022 00:54
nga:Astrit Gashi

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjermani Roland Batezko, i njohur me nofkën “Shabani” ka shkuar në Ukrainë.

Gjermani e ka publikuar një fotografi ku tregon se gjendet në qytetin e Buchas.

Ai shihet aty i veshur me një jelek të gazetarëve, por nuk dihet se në çfarë cilësie ka shkuar atje.

Nga agresioni rus në këtë qytet janë vrarë mijëra civilë.