Lajme

Rasti i Rozeta Hajdarit, dosti i Besnik Bislimit, njëherit menaxher i Financave në Telekom i quan mediat ‘qenë endacak’

04/11/2022 13:46
nga:N M

Feim Kelmendi që është dost i ngushtë i zëvendës kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe që mban pozitën e menaxherit të Financave në Telekomin e Kosovës, ka reaguar përmes një video të shpërndarë në faqen e tij në Facebook e ku mediat dhe opozitën i quan “qenë endacak”, raporton Gazeta Blic.

Kelmendi në videon e shpërndarë, shihen disa qenë endacak që tentojnë ta sulmojnë një grua në Prishtinë e këtë ai e ka ndërlidhur me raportimet e mediave për rastin e ministres Rozeta Hajdari, e cili dje kishte shkelur me veturën e saj një fëmijë nëntë vjeçar.

“Qeshtu ju kan leshu Rozeta Hajdarit te ashtuquajturat media dhe disa opozitar”, ka shkruar ai në mbishkrimin ku ka shpërndarë videon.