Lajme

Ushtria ukrainase shkatërron tanket ruse në Donjeck, porosit agresorët: Ky është fati që ju pret

04/11/2022 13:34
nga:Astrit Gashi

Ushtria ukrainase publikoi një video të re në kanalin e saj në YouTube, e cila siç pretendojnë ukrainasit, tregon shkatërrimin e tankeve ruse në rajonin e Donjeckut.

“Tri herë radhazi, ne sulmuam kolonën e agresorëve që vendosën të shkonin në ofensivë në Donetsk. Kësaj radhe, të paktën dy tanke pushtuese mbetën në fushën e betejës dhe me ta shkatërruam disa automjete të tjera”, njoftoi ushtria ukrainase.