Skuadra e Real Madridit e pret nesër Chelsean në “Santiago Bernabeu”.
Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-3, teksa e pret ndeshjen e kthimit për ta vulosur kalimin në gjysmëfinale, kurse “Blues” dëshirojnë të japin gjithçka të përmbysin rezultatin, përcjell GazetaBlic Sport.
Në lidhje me kalimin e mundshëm në gjysmëfinale, Tuchel tha se është shumë e vështirë, por do ta provojnë.
“Është një nga sfidat më të mëdha”, tha fillimisht Tuchel.
“Është pothuajse e pamundur, shumë e vështirë, ne kemi nevojë për versionin tonë më të mirë në këtë ballafaqim. Lukaku nuk do të udhëtojë me ne për shkak të lëndimit të tij. Azpilicueta do të jetë me ne, ai ka rezultuar negativ disa herë”.
“Është shumë e vështirë, por ia vlen të provohet. Ne do të japim gjithçka kundër Real Madridit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


