Gjatë ditëve të ardhshme parashihet të ketë përmirësim të motit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës theksohet se pas reshjeve të shiut dhe borës, situata meteorologjike vie drejt stabilizimit.
“Ky përmirësim i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor. Nuk parashihen reshje në asnjë formë, brenda kësaj periudhe pesë ditëshe të parashikimit”, thuhet në njoftim.
Poashtu u theksua se për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në -3 gradë Celcius, ndërsa në vilet e ulëta minimale parashihen rreth -2 gradë, e në disa zona përreth maleve edhe deri në -3 gradë Celcius.
“Këto temperature minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në +7 gradë Celiuc, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius”.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri në mesatare.



