Sporti

Tifozët e Dukagjinit mesazh Dardan Çakës: Nuk je më i mirëseardhur në Klinë

04/10/2022 08:42
nga:L J

Dukagjini sot ka pësuar një humbje të hidhur nga Ballkani i Suharekës.

Skuadra nga Klina u mposht me rezultat 0:1 me një gol të pranuar në minutën e 80-të, ndërsa nga minuta e 62-të luajtën me një lojtar më pak pasi gjyqtari Dardan Çaka e përjashtoi me karton të kuq, Bujar Shabanin.

Ka qenë trajneri Armend Dallku që pas ndeshjes ka akuzuar gjyqtarin për humbje, derisa pak minuta më parë edhe tifozët e Dukagjinit “Hithat” humbjen ja faturojnë Çakës të cilin e kanë paralajmëruar se nuk është i mirëseardhur më në Klinë.

Postimi i plotë i Hithave:

Dukagjini 0-1 Dardan Çaka

Kur je tifoz i nje ekipi, humbja te dhemb. Por, per ne qe jetojme per ngjyrat e ekipit te zemres, qe jemi shume me te perfshire sepse e dime qe ky ekip ate meriton.. kur ndodhin te tilla gjera, kur piket humbin per shkak te gabimeve skandaloze te refereve, humbja eshte me shume se humbje. Kemi heshtur sepse nje tifoz eshte prane ekipit te zemres ne te mire e ne te keq, kemi duruar, vazhdojme te durojme por deri kur? DERI KUR!?

Faleminderit per nje super shoë, Dardan Çaka.

Ne Kline nuk je i mireseardhur!

Hithat, Perpara Dukagjini