Sporti

Napoli – Fiorentina, Rrahmani në dyshime për ndeshjen e nesërme

04/09/2022 13:41
nga:Mergim Rreci

Amir Rrahmani mund të mos luajë në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Fiorentinës.

Ai nuk mori pjesë në stërvitjen e sotme për shkak të një gripi, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje zhvillohet nesër në ora 15:00, atje ku mbrojtësi kosovar rrezikon të jetë jashtë formacionit titullar.

Gjithçka do të varet nga gjendja e tij gjatë ditës së sotme, me trajnerin Spalletti që më pas do të marrë një vendim përfundimtar.