Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 28-të.
Në program janë dy ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Kryesuesi i tabelës, Ballkani, do të përballet me skuadrën e Dukagjinit. Skuadra e Ilir Dajës do të udhëtojë në stadiumin “18 Qershori”, atje ku kërkon fitoren e radhës.
Pritet një sfidë realtivisht e vështirë për skuadrën nga Suhareka, me Dukagjinin që po tregon paraqitje shumë të mira.
Ja formacionet zyrtare:
Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Basriu, Syla, Shala, Shabani, Hugo, Carioca, Gashi, Merlaku, Januzi.
Ballkani: Ljuljanovic, Kuç, Armend Thaqi, Sinani, Hoxha, Potoku, Emerllahu, Korenica, Baftiu, Gripshi, Krasniqi.
/GazetaBlic Sport/


