Lajme

PSD: Urime Dita e Kushtetutës të gjithë qytetarëve të Kosovës, përveç Arbërie Nagavcit

04/09/2022 12:51
nga:Astrit Gashi

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ua ka uruar qytetarëve Ditën e Kushtetutës, por jo edhe Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shpërndarë një fotografi ku shkruan “Urime dita e Kushtetutës të gjithë qytetarëve të Kosovës përveç Arbërie Nagavcit”.

Postimi i Kuçit vjen pasi Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës ka gjetur se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hudhte poshtë reformën e ndërmarrë nga Qendron Kastrati.