Alphonso Davies nuk e kupton pse Harry Maguire mban shiritin e kapitenit të Manchester United para Cristiano Ronaldos.
Ai tha se mbetet i befasuar me këtë vendim të klubit, duke mos arritur ta kuptoj se si Ronaldo mund të marrë këshilla nga mbrojtësi anglez.
“Mund ta imagjinoni. Jeni Ronaldo, një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë dhe kush është kapiteni? A është Harry Maguire kapiteni juaj? Ai duhet të flasë me të si “po kapiten”. Unë nuk e di çfarë të them. Nuk po them asgjë të keqe për Harry Maguire, por Ronaldo duhet të ketë shiritin e kapitenit”, tha Davies, përcjell GazetaBlic Sport.

Maguire është kritikuar shumë nga fansat si për paraqitjet e tij te “Djajtë e Kuq”, ashtu edhe në shërbim të kombëtares angleze.
/GazetaBlic Sport/


