Manuel Neuer pritet të nënshkruajë një zgjatje të kontratës që do ta shohë atë të qëndrojë në Bayern Munich deri në vitin 2025.
Ndërsa portieri dhe klubi ende nuk kanë hapur negociatat, Bild raporton se drejtuesit e Bayernit shpresojnë ta angazhojnë atë në një marrëveshje të re së shpejti, përcjell GazetaBlic Sport.
Neuer është i lumtur që do të qëndrojë te gjiganti bavarez dhe pritet të përfundojë karrierën e tij në klub.
Kujotjmë se kishte kritika të mëdha ndaj tij në saje të paraqitjes shumë të dobët që kishte në ndeshjen ndaj Villarrealit.
/GazetaBlic Sport/


