Lajme

Rrustemi: S’jemi kundër Komisionit Hetimor, do të diskutojmë për përbërjen

04/08/2022 12:22
nga:Astrit Gashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, ka thënë se të enjten do të mbahet seanca e radhës e ku pritet të votohen Projektligji për Këshillin Prokurorial, i cili dështo dje të votohet, shkaku i mungesës së kuorumit.

Ndërsa sa i përket Komisionit Hetimor, tha se nuk janë kundër por që do të diskutojnë për përbërjen e këtij Komisioni.“Sot kryesia vendosi që të enjten të mbahen dy seanca edhe për ligjin për këshillin prokurorial.

Pastaj kemi dy kërkesa nga partitë opozitare gjendjen e sigurisë në vend dhe një vjetorin e qeverisë. Kur kërkohet nga 40 deputet votohet vetëm përbërja. Në rastin konkret do të diskutojmë për përbërjen. Ne nuk kemi asgjë kundër komisionit”, tha Rrustemi.