Barcelona pothuajse ka hequr dorë nga mundësia që Ousmane Dembele të nënshkruajë një zgjatje të kontratës, raporton El Nacional.
Kontrata e anësorit francez skadon në fund të sezonit dhe zyrtarët e klubit besojnë se ai ka rënë dakord të bashkohet me Paris Saint-Germain si një transferim i lirë, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi beson se kalimi i anësorit në kryeqytetin francez varet nga e ardhmja e Kylian Mbappe. Nëse ai do të qëndrojë në Paris, atëherë ata mund të vendosin kundër nënshkrimit të Dembele.

/GazetaBlic Sport/


