Lajme

Për 24 orë janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku në Kosovë

04/07/2022 08:42
nga:Donika Fetahu

Aksidente të shumta janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

21 prej këtyre aksidenteve ishin me të lënduar, kurse 31 të tjerë me dëme materiale.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 104 tiketa trafiku.

Nga Policia e Kosovës vazhdimisht është bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, duke pas parasysh numrin e madh të aksidenteve.