Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë.
Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ku është pjesë edhe Kosova.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë kjo ditë sivjet shënohet me temën: “Planeti ynë – shëndeti ynë”.
“Në këtë ngjarje do të diskutohet mbi kërcënimet shëndetësore me të cilin përballet njerëzimi si dhe per parandalimin e faktorëve mjedisorë që ndikojnë në vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë e popullatës”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu, MSh-ja ka bërë të ditur se do të diskutohet mbi masat dhe veprimet që qeveria dhe publiku duhet të ndërmarrin për të promovuar shëndetin për të parandaluar kërcënimet që vijnë faktorë të ndryshëm në planet.
“Shënimi i kësaj dite do të mbahet sot me datën 07.04.2022, në ora 10:00, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”.


