Lajme

Një i burgosur sulmon një oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë në Dyz

04/06/2022 17:17
nga:Q R

Një i burgosur ka sulmuar një oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, këtë të mërkurë.

Oficeri, pas plagëve të marra, ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Këtë, për Klankosova.tv, e konfirmoi edhe zëdhënësi i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Florent Gashi.

“Lidhur me këtë rast mund të konfirmoj se në BSL një i burgosur ka sulmuar fizikisht një oficer korrektues. Reagimi i stafit të sigurisë ka qenë i shpejtë dhe menjëherë është marrë situata në kontroll. Ndaj të burgosurit është iniciuar rasti në polici, ndërsa oficeri korrektues është dërguar në stacion të institucionit për tretman mjekësor”, tha Gashi.