Sporti

Bayerni shkon si favorit në Spanjë, bilanc 100% ndaj Villarrealit

04/06/2022 13:09
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve do të jenë prezente edhe sonte me dy ndeshje të tjera fantastike.

Mbrëmë u zhvilluan dy çerekefinalet e para, atje ku Liveprool mposhti Benfican 1 me 3, kurse Manchester City fitoi minimalisht ndaj Atletico Madrid, 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Sonte është radha për dy çerekfinalet e tjera, atje ku një ndeshje e jashtëzakonshme na pret në Londër mes Chelseas dhe Real Madridit.

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Villarrealit dhe Bayern Munich, atje ku skuadra gjermane është favorite, por që edhe spanjollët dëshmuan në ndeshjen ndaj Juventusit se mund të bëjnë gjëra të mëdha.

Të dy skuadrat janë takuar dy herë në fazën e grupeve gjatë edicionit 2010/2011. Bayern Munich kishte fituar të dy takimet ndaj skuadrës spanjolle.

/GazetaBlic Sport/