Si reagim ndaj luftës në Ukrainë, Greqia do të shpallë “person non grata” 12 diplomatë rusë dhe do t’u kërkojë të largohen nga Greqia, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme në Athinë.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke e informoi ambasadorin rus për këtë vendim dhe vuri në dukje se diplomatët rusë nuk kanë vepruar në përputhje me normat ndërkombëtare, tha një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, transmeton Reuters.
Italia mori një vendim dje për të dëbuar 30 diplomatë rusë, konfirmoi ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maggio në kanalin televiziv RAI-News-24


