Real Madrid ka njoftuar se trajneri Carlo Ancelotti ka rezultuar negativ për COVID-19.
Ai do të udhëtojë për në Londër këtë mëngjes për t’iu bashkuar kampit stërvitor të ekipit të parë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo nënkupton që ai do të jetë në krye të skuadrës në ndeshjen ndaj Chelseas, një lajm i madh për të gjithë tifozët madrilen.
Comunicado Oficial: Carlo Ancelotti.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 6, 2022


