Jurgen Klopp është shprehur i lumtur me fitoren e sotme ndaj Benficas në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Liverpool fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Benficas, për të pritur ndeshjen e kthimit me më shumë qetësi, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Klopp thotë se asgjë nuk ka përfunduar, pasi duhet të zhvillohet edhe ndeshja e dytë, e cila nuk do të jetë e lehtë.
“Ka përfunduar vetëm pjesa e parë, nuk ka mbaruar ende asgjë, por tani ata duhet të vijnë në Anfield”, tha Klopp në konferencë për shtyp.
“Ne erdhëm për një rezultat të mirë dhe kompliment të madh për ta lojtarët që luftuan”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


