Kanë përfunduar pjesët e para të dy ballafaqimeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë e duelit Manchester City – Atl Madrid përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Manchester City kishte dominimin dhe posedimin e topit, mirëpo mbrojtja e ngjeshur e Atletico Madridit ia pamundësoi shënimin e golit të epërsisë.
Ndërkohë në Portugali, Liverpooli ka shkuar në pushim me epërsi ndaj Benficas (0-2).
Ibrahim Konate dhe Sadio Mane realizuan dy golat e Liverpoolit në këtë sfidë deri më tani.
/GazetaBlic Sport


