Lajme

Kur do të anëtarësohet Kosova në NATO? Flet, Presidentja Vjosa Osmani

04/05/2022 21:42
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO, raporton GazetaBlic.

Osmani u shpreh se kjo thirrje për anëtarësim është duke u bërë qysh nga viti 2008.

“Nga 17 shkurti 2008 ne jemi duke thënë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, tani për shkak të zhvillimeve në kontinentin evropian të gjithë e kemi ngritur zërin se kjo duhet të shihet si imperativ i kohës për shkak të luftës në Ukrainë, sepse është dëshmuar se nuk mundet të politizohet çështja e anëtarësimit të shteteve por duhet të shikohet nga prizmi i sigurisë”, tha Osmani në ATV.

Osmani u shpreh se anëtarësimi në NATO është një proces shumë kompleks dhe në përfundimin e luftës në Ukrainë, çdo gjë do të jetë më ndryshe.

“Duhet ta kemi të qartë se ky është proces shumë kompleks, nuk mund të anëtarësohemi nesër- ky është proces në të cilin ne duhet të intestifikojmë të gjitha përpjekjet tona dhe a do të ndodhë kjo shumë shpejt apo në një afat më të mesëm, mendoj se do të sqarohet në momentin kur do të përfundoj lufta në Ukrainë”, u shpreh presidentja./GazetaBlic/

Anshmëri në raport me Serbinë, Osmani akuza të ashpëra Brukselit

Osmani: Nuk ka asnjë vend në botë që janë mbajtur zgjedhje të një shteti në territorin e shtetit tjetër, pa miratimin e shtetit sovran