Lajme

Osmani: Nuk ka asnjë vend në botë që janë mbajtur zgjedhje të një shteti në territorin e shtetit tjetër, pa miratimin e shtetit sovran

04/05/2022 21:09
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk kanë prodhuar asgjë të re pasi që atje është krijuar një autokraci nga Vuciqi, raporton GazetaBlic.

Osmani ka folur edhe për kërcënimet e Serbisë ku shprehet se nëse këto do të dëgjoheshin, ne nuk do të mund të zhvilloheshim asnjëherë si shtet.

“Sikur ne t’i dëgjonim kërcënimet e Serbisë, ne asnjëherë nuk do të mund ta shpallnim pavarësinë, sikur ne të dëgjonim Serbinë se çfarë do të na ndodh nëse ecim përpara, ne nuk do të mund të anëtarësoheshim në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe as të zhvilloheshim si shtet, do të mbetëshim në vetnumërim dhe ditën e shpalljes së pavarësisë asgjë nuk do të ndodhte”, tha presidentja në ATV.

Sipas Osmanit, qytetarët e Kosovës duhet të kenë vetëm një preokupim që ka të bëj me mbrojtjen e vendit.

“Ne nuk i kemi marrë parasysh kërcënimet e Serbisë dhe nuk duhet të jetë preokupim i njerëzve se si ndihet Vucici, preukopim i qytetarëve të Koosvës duhet të jetë se sa ne po e mbrojmë vendin”.

Osmani komentoi mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë duke u shprehur se nuk ka asnjë vend në botë që janë mbajtur zgjedhje të një shteti në territorin e shtetit tjetër pa miratimin e shtetit sovran, ku ato po dëshirojnë të mbahen.

“Ne e kemi mbrojt sovranitetin e vendit, të drejtën ndërkombëtare sepse nuk ka asnjë vend në botë që janë mbajtur zgjedhje të një shteti në territorin e shtetit tjetër pa miratimin e shtetit sovran, ku ato po dëshirojnë të mbahen.”