“Italia ka dëbuar 30 diplomatë rusë për arsye sigurie”, tha sot ministri i Jashtëm i vendit, Luigi Di Mayo.
Disa qeveri të tjera perëndimore kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm pas pushtimit rus të Ukrainës, raporton Reuters.
Danimarka ka vendosur të dëbojë 15 diplomatë rusë pas një raporti për zbulimin e varreve masive dhe vrasjen e civilëve në qytetin ukrainas Bucha, tha sot ministri i Jashtëm danez Jepe Kofod.


