Hetimet për kapjen e të dyshuarve për sulmin ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri po vazhdojnë ende.
Dje gjatë minutave shtesë të pjesës së dytë të duelit, Gjilani-Ballkani, portieri i ekipit nikoqir realizoi golin e barazimit – ku edhe tifozët u futën në fushë për të festuar, mirëpo gjithçka u prish kur dy persona sulmuan fizikisht portierin kundërshtar, Stivi Frashërin, i cili mori dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua se ka shtypje në kokë, përcjell GazetaBlic Sport.
Që nga përfundimi i ndeshjes deri në këto momente, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë 5 persona të cilët janë të dyshuar për sulmin. Të gjithë ata janë ndalur për 48 orë.
Megjithatë, Policia e Gjilanit konfirmon për ‘GazetaBlic Sport’ se hetimet po vazhdojnë edhe për të dyshuarit e tjerë.
Vlen të ceket se gjendja e Stivi Frashërit është stabile.
/GazetaBlic Sport


