Lajme

Puna një vjeçare e Vjosa Osmani, Deliu: Nuk foli kurrë për rrymën, Tahiri: Persekutim politik çka ndodhi me ambasadorët

04/04/2022 13:05
nga:N M

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjegjësisht Blerta Deliu e Besnik Tahiri kanë folur për punën një vjeçare të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, raporton Ggazeta Blic.

Deliu ka thënë se presidentja ka rol unifikues dhe në mbrojte të qytetarëve të Kosovës, por që sipas saj për tema me të cilat u preken direkt qytetarët, ajo nuk foli kurrë

“ Ajo ka rol unifikues dhe është gardiane e Kushtetutës, për por tema që kanë prekur qytetarët ajo nuk ka folur”, ka thënë ndër të tjera Deliu.

E shefi i grupit parlamentar Besnik Tahiri duke folur për punën saj është ndalur te politika e jashtme.

“Ajo çfarë ka ndodhur me shkarkimet e ambasadorëve ka qenë persekutim politik”, ka thënë ai ndër të tjera.

“12 deputetë të VV-së janë PRO tërheqjes së Trustit – Bekim Haxhiu jep detaje se ku mbetur çështja e 30 për qindëshit